Aktualitet

Panariti sulmon kompanitë e huaja të bulmetit: Përdorin qumështin pluhur, por ato s’preken

31 Korrik 2019, 18:22 Nga DOSJA
Panariti sulmon kompanitë e huaja të bulmetit: Përdorin

TIRANË- Edmond Panariti i është përgjigjur sërish gazetarit Mentor Kikia, këte herë jo nga profili i tij, por duke komentuar në Facebook-un e këtij të fundit. Pak minuta pasi Kikia i përgjigjej Panaritit, të njëjtën gjë ka bërë dhe ish-ministri.

Panariti teksa ka mbrojtur markat shqiptare të prodhimit të qumështit, ka hedhur një sulm ndaj makrave të huaja duke thënë se dhe ato përdorim qumështin pluhur.

Ato nuk preken pavarësisht se kanë qumësht pluhur ne perberje qe eshte plotësisht i ligjshëm sipas BE. Edhe ato nuk prishen edhe shumë kohe pas afatit te skadences.. Edhe ato e zbardhin asfaltin si qumeshti ynë”, shkruan më tej ish-minsitri.

KOMENTI I PANARITIT

Pershendetje Mentor! Asnje fjalë per markat e huaja te kosit qe mbushin raftet e marketeve tona si Danone, Mondelice, Sterilgarda e dhjetëra te tjera. Ato nuk preken pavarësisht se kanë qumësht pluhur ne perberje qe eshte plotësisht i ligjshëm sipas BE. Edhe ato nuk prishen edhe shumë kohe pas afatit te skadences.. Edhe ato e zbardhin asfaltin si qumeshti ynë. Por ndryshe nga tanet, ata janë gjigande dhe te shkaterrojne ne beteja ligjore nderkombetare kur u cenon imazhin.. Mos harro se ne 2012 falimentuan si pasojë e nje shpifjeje mediatike per aflatoksine dy industri moderne te qumeshtit te ne. Gjykata me vendim te formes se prere vertetoi shpifjen dhe e ka denuar me 8 milion euro gjobë AKU – ne.. Prandaj thjesht me kujdes ndaj biznesit shqiptar se po e falimentojme sebashku me mijera fermere qe varen nga ai… Le qe tani skemi as gjykata!!

Debati mes Mentor Kikisë dhe Edmond Panaritit ka nisur pas eksperimentit të një qytetari me qumështin Lufra. Ai kishte hedhur në asfelt qumshtin dhe kishte vënë re se qumështi ngjitej, dhe hidhte dyshime se kishte përmbajtje të shtuar të kimikateve. Kikia ka mbështetur këtë ide duke thënë se Lufra përdor qumështin pluhur. Nga ana tjetër Panariti shprehet kundër, duke e ftuar që të bënte dhe analizat live para kamerave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond panariti eksperimenti me qumeshtin mentor kikia qumeshti pluhur edmond panariti eksperimenti me qumeshtin mentor kikia qumeshti pluhur

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2019, 16:58

ANGLI- Mediat në Londër kanë publikuar sot listën e disa kriminelëve më të rrëzikshëm në Angli, ku nuk kanë munguar në listë dhe shqiptarët. Në këtë listë janë ...