Aktualitet

Meteorologu Osmani: Të premten bien temperaturat, reshje në disa zona të vendit

Ai shtoi se e premtja zgjeron hartën e reshjeve, mund të ketë rrebeshe afat shkurtra të shiut.

6 Korrik 2022, 13:57 Nga F.M
Meteorologu Osmani: Të premten bien temperaturat, reshje në disa zona
Hakil Osmani

TIRANË- Fundjava pritet të sjellë ulje temperaturash dhe reshje në disa zona të vendit. Në një lidhje Skype në MCNTV, meteorologu Hakil Osmani tha se temperaturat do të bien me të paktën 2-3 gradë duke nisur nga e premtja.

Osmani tha se e premtja ka sjellë një rënie të ndjeshme të vlerave. Ai shtoi se e premtja zgjeron hartën e reshjeve, mund të ketë rrebeshe afat shkurtra të shiut.

"Maksimumi të mos shkojë më shumë se 38, përjashtim Elbasani me 39. Temperaturat më të larta të hënë dhe të martë me 41 gradë. Pritet të kemi rënie me 2-3 gradë Celcius. E premtja sjell një rënie të ndjeshme të vlerave. Mbeten prezentë vranësirat. E premtja zgjeron hartën e reshjeve, mund të ketë rrebeshe afat shkurtra të shiut.  Këto reshje shoqërohen me fuqizim të erës,"- tha Osmani. 

hakil osmani parashikimi i motit

Sondazh

Poll