Aktualitet

Tentoi t’i futej në banesë dhe e përndiqte aktivisten amerikane, arrestohet 54-vjeçari në Tropojë

23 Shkurt 2019, 11:00 Nga DOSJA
Tentoi t’i futej në banesë dhe e përndiqte aktivisten

Në prangat e policisë së Tropojës ka rënë një 54-vjeçar pasi për disa kohë ka pëndjekur 50-vjeçaren Catherine Bohne, një ndër aktivistet për mbrojtjen e Valbonës.

Dojsa.al mëson se 54-vjeçari ka tentuar t’i hyjë natën në banesë aktivistes  dhe të nesërmen kjo e fundit e ka paditur. Për 54-vjeçarin ka pasur edhe denoncime të tjera dhe është ndaluar nga policia dhe më pas është liruar.

Catherine Bohne shprehet e shqetësuar në lidhje me sistemin gjyqësor pasi sipas saj 54-vjeçari është ndaluar më parë por është lënë i lirë. (lexo këtu)

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin;

-I.B., vjeç 54, banues në Bujan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi I.B., ka disa kohë që e përndjek një shtetase 50 vjeçe ku ka tentuar të hyjë në banesën e saj.

Shtetasi I.B., është arrestuar dhe më parë, për të njejtën vepër penale “Përndjekja”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Përndjekja”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim 54-vjeçari catherine bohne aktiviste arrestim 54-vjeçari catherine bohne aktiviste

Sondazh

Poll