Aktualitet

Dëbora mbulon vendin/ Probleme me tragetet, rrëzohet kamioni në Lezhë, flokë të bardhë prekin Durrësin

23 Shkurt 2019, 07:18 Nga DOSJA

SHQIPËRI Rikthehen reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta. Rrethi i Krujës është zgjuar me dëborë. Probleme me motin dhe erën ka pasur edhe në portin e Durrësit dhe të Vlorës, ku tragetet që janë nisur dje s’kanë mundur të ankorohen në Bari, për shkak të fuqisë së erës. Situata më e rënduar paraqitet në Kukës dhe në Lezhë, ku është rrëzuar nga era e fortë edhe një kamion në ecje. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka akse të bllokuara, por këshillon drejtuesit e mjeteve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. Policia Rrugore nga ana tjetër ka pezulluar lëvizjen e kamionëve me mbulesë, ndërsa apelon për të ulur shpejtësinë pasi era është shumë e fuqishme. 

Krujë

Dosja.al raporton se mëngjesin e sotëm e gjithë ultërsira e rrethit të Krujës është zgjuar me dëborë. Reshjet e dëborës janë prezente në të gjithë rrethin e Krujës me një intensitet të lartë.

Vlorë dhe Durrës

Sakaq probleme nga moti i keq dhe era e fortë ka në portin e Durrësit dhe atë të Vlorës ku është paralizuar lëvizja e mallrave dhe njerëzve. Tragetet që janë nisur dje nga Durrësi, s’kanë mundur të ankorohen në Bari, për shkak të fuqisë së erës. 

Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në Durrës, ku rrugët e qytetit bregdetar janë mbuluar nga flokët e bardhë. Dëbora ka cekur edhe Vlorën, por deri tani, reshjet më intesive janë në Llogara.  

[sgallery url=”https://dosja.al/zbardhen-nga-debora-durresi-kruja-korca-dhe-kukesi-reshjet-vijojne-me-intesitet-te-larte-2/”]

Kukës dhe Lezhë

Situata më e rënduar paraqitet në Kukës dhe në Lezhë, ku është rrëzuar nga era e fortë edhe një  kamion në ecje. 

Ndërsa në qarkun e Kukësit ka erëra të forta dhe vijojnë reshjet e dëborës që prej mesnatës. Dosja.al mëson se trashësia e dëborës në këtë qark arrin deri në 10 cm dhe nuk ka për momentin asnjë aks rrugor të bllokuar. Po kështu edhe gjithë zona e juglindjes së vendit ka reshje dëbore. Korça, Erseka dhe zonat përreth janë mbuluar nga dëbora. 


Pemë e rrëzuar nga era e fortë në Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka akse të bllokuara, por këshillon drejtuesit e mjeteve që të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë. (Lexo ketu). 

(J.V/F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq nisja e trageteve porti i durresit qarkullim me zinxhire reshje debore shqiperia ne debore arrsh moti i keq nisja e trageteve porti i durresit qarkullim me zinxhire reshje debore shqiperia ne debore

Sondazh

Poll