Aktualitet

Kakavijë/ Probleme me sistemin, pala greke bllokon punën për katër orë (Oraret)

23 Shkurt 2019, 11:47 Nga DOSJA
Kakavijë/ Probleme me sistemin, pala greke bllokon punën për

GJIROKASTËR– Autoritetet policore greke në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë kanë njoftuar për probleme në sistemin e tyre.

Mësohet se pala greke nga ora 16:00 deri në orën 20:00, për shkak të riparimeve që kryhen në sistemin kompjuterik pala greke, do të ketë një ndërprerje të punës.

Po ashtu edhe ditën e nesërme do të ketë riparime duke bllokuar punën nga pala greke nga ora 04:00 deri në orën 06:00.

Riparime të tilla pritet që të sjellin radhë të gjata dhe pritje në doganë, duke lënë funksionale vetëm palën shqiptare.

Njoftim:

Në kuadër të bashkëpunimit reciprok me autoritetet policore greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, njoftohemi se sot më datë 23.02.2019 nga ora 16:00 deri në orën 20:00, për shkak të riparimeve që kryhen në sistemin kompjuterik pala greke, do të ketë një ndërprerje të punës nga kjo pikë kalimi. Gjithashtu riparime do të ketë edhe midis orës 04:00-06:00 të datës 24.02.2019.

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet tregëtare që të shmangin oraret e mësiperme me qëllim që të evitohet konfuzioni dhe radhët e gjata. Policia e Shtetit ju falenderon paraprakisht për mirëkuptimin.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pala greke pika kufitare kakavije pala greke pika kufitare kakavije

Sondazh

Poll