Aktualitet

Vrasja e Behar Sofisë, Ernejt Shyti u zbulua nga maska anti-COVID, la pështymë

I dyshuari kryesor, Ernejt Shyti u zbulua nga maska anti-COVID, tek e cila kishte lënë pështymë që u zbulua në laboratorin e kriminalistikës.

6 Korrik 2022, 00:20 Nga k.m.
Vrasja e Behar Sofisë,  Ernejt Shyti u zbulua nga maska anti-COVID, la
Behar Sofia

TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. I dyshuari kryesor, Ernejt Shyti u zbulua nga maska anti-COVID, tek e cila kishte lënë pështymë që u zbulua në laboratorin e kriminalistikës. Në maskën e tij ku u gjetën mbetje pështyme u krijua profili i atentatorit.

“Në bashkëpunuam me sektorin e ADN dhe vrasjeve në drejtorinë e Tiranës, na erdhi telefoni i kriminelit ku ne përftuam mesazhet që kishte komunikuar në lidhje me viktimën,”- tha një ekspert. Ndërsa gazetarja Anila Hoxha për “Top Story” shtoi: Puna e ekspertëve ishte e varur nga agjentët që sekuestruan mbi 60 kamera sigurie. Ndoqën itineratin e atij që flaku maskën tek liqeni, aty ku la pështymë dhe nxorri profilin e tij gjenetik.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge” në Shqipëri u vra rreth orës 09:00 të 25- shkurtit teksa ecte me këmbë pranë Piramidës. Ai u ndoq nga Shyti, i cili, i veshur me maskë Covid-19 dhe duke çaluar e qëlloi dy herë me armë zjarri. Arma e krimit nuk është gjetur ende, ashtu sikurse nuk dihet ‘urdhëruesi’ që fshihet pas kësaj bande. Deri më tani janë identifikuar si të përfshirë për vrasjen e Behar Sofisë shtetasit: Ernejt Shyti , Xhuliano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leze, që nga ana e tyre mbajnë qëndrim mohues.

behar sofia

Sondazh

Poll