5 Korrik 2022, 20:02
Nga k.m.
Thanas Çani
TIRANË- Thanas Çani është i moshuari biznesmen me pasuri marramendëse në vendin tonë. Sot, "ABCNews" kontaktoi me familjarët e Thanas Çanit, pensionistit tjetër të përfshirë në skemën e kompanive që pasi kryenin evazion fiskal shisnin kompanitë e tyre. Djali i tij, Ardjan Çani deklaron se familja e tij dhe babai i tij, gjithë skandalin e kanë marrë vesh nga mediat Ndërsa shtoi se vetë ata nuk kanë marrë asnjë qindarkë.
“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite”.
Djali i pensionistit që u përfshi në skemën e kompanive që bashkëpunonin me inceneratorin e Tiranës thotë se do të ndjek të gjithë rrugën ligjore për zbardhjen e ngarjes.
“Unë do ta ndjek çështjen ligjërisht. Këto janë çështje të cilat ne si familje po i konsultojmë. Ana morale, i takon të gjithëve të bëjnë pjesën e tyre. Ju si media bëjeni pjesën tuaj të tregoni se çfarë ndodh në këtë vend”.
Emrat e pensionistëve 90 vjeçar pa lidhje mes tyre, Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çanit u denoncuan nga LSI, si persona që kishin marrë në zotërim 3 kompani që kishin qarkulluar rreth 30 milionë dollarë. Kryemadhi tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash.
Po ashtu, Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Ky denoncim ka sjellë edhe reagime nga Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, që kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.
thanas çani skandali me evazionin fiskal
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:48
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me skemën dhe skandalin e evazionit fiskal dhe mashtrimi nga 24 kompani. Nga t&...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:56
e.k
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Një makinë tip ‘Golf’, e cila ishte parkuar në një garazh në Librazhd ka marrë flak&eum...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:34
k.m.
Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi
TIRANË- Një nga kompanitë e përfshira në evazion fiskal nga kryetarja e Lëvizjes Soci...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:35
I.A
Foto Ilustruese
HIMARË- Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në Himarë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rr...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:19
k.m.
Thanas Çani
TIRANË- Mbi 90 vjeç, por superbiznesmenë. Vitet 2017 dhe 2019 kanë qenë mjaft aktivë për dy bashk&e...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:11
k.m.
Pamje nga aksidenti
KUKËS- Një aksident raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Kukës-Mo...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:06
k.m.
Foto ilustruese
Një diplomat i lartë amerikan, të martën, u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të ndihmojn&eu...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 19:02
e.k
Makina e djegur
VLORË- Një makinë që drejtohej nga një qytetar nga Kosova, i indetifikuar me inicialet K.D ësht&eu...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 18:25
F.M
Bora, Martina Pajollari, Martin Çeço dhe të akuzuarit
MALIQ- Një skenar i përgatitur si vetëvrasje, do të rezultonte...
Aktualitet
5 Korrik 2022, 17:57
k.m.
Marash Dukaj
PODGORICË- Një foto e Ministrit të Administratës Publike në Malin e Zi, Marash Dukaj, i cili pozon me flamurin malaze...