Aktualitet

Shkak shkëndija elektrike, zjarr në një banesë në Himarë

Nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm disa dëme materiale.   

5 Korrik 2022, 19:35 Nga I.A
Shkak shkëndija elektrike, zjarr në një banesë në
Foto Ilustruese

HIMARË- Një banesë ka marrë flakë pasditen e sotme në Himarë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18: 20 dhe shkaku dyshohet se është një shkëndijë elektrike. Nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm disa dëme materiale.   

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak Më datë 05.07.2022, rreth orës 18:20, në Lukovë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. G, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne himare

Sondazh

Poll