Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët makina në Llogara, zjarri rrezikoi dhe pyllin aty pranë

Nga flakët u rrezikua dhe pylli aty pranë dhe për këtë arsye zjarrëfiksit u urdhëruan të marrin masa menjëherë në mënyrë që zjarri të mos përhapej dhe të rrezikonte Parkun e Llogarasë.

5 Korrik 2022, 19:02 Nga e.k
Shkrumbohet nga flakët makina në Llogara, zjarri rrezikoi dhe pyllin
Makina e djegur

VLORË- Një makinë që drejtohej nga një qytetar nga Kosova, i indetifikuar me inicialet K.D  është përfshirë nga flakët në rrugën e Llogarasë.

Drejtuesi i mjetit fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 dhe dyshohet se shkak të jetë bërë një defekt teknik që ka pësuar makina.

Nga flakët u rrezikua dhe pylli aty pranë dhe për këtë arsye zjarrfiksit u urdhëruan të marrin masa menjëherë në mënyrë që zjarri të mos përhapej dhe të rrezikonte Parkun e Llogarasë.

vlore merr flake makina ne vlore llogara

Sondazh

Poll