Aktualitet

DOKUMENTAT- Loja me kompanitë e 90-vjeçarëve, e bleu Gurakuqi, e shiti 2 herë, fitimi mbi 30 mijë euro

Në datën 27 nëntor 2018 aksionet i kalojnë sërisht Lumturie Muratit, por kësaj here, kompania del me humbje kur themeluesja e merr në menaxhim. 

5 Korrik 2022, 19:19 Nga k.m.
DOKUMENTAT- Loja me kompanitë e 90-vjeçarëve, e bleu Gurakuqi,
Thanas Çani

TIRANË- Mbi 90 vjeç, por superbiznesmenë. Vitet 2017 dhe 2019 kanë qenë mjaft aktivë për dy bashkëmoshatarët Haxhire Gurakuqi dhe Thanas Çani, të paktën kështu duket sipas dokumenteve që janë në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Siç duket edhe në dokumentet e grumbulluara nga "OraNews", si Haxhire Gurakuqi, edhe Thanas Çani, ishin pronarë të kompanisë "Lumi 06", e krijuar në vitin 2016 prej Lumturie Muratit.

Kjo e fundit në vitin e parë të aktivitetit ka krijuar 135 mijë lekë fitim, ndërsa në 12 dhjetor 2017 ia ka shitur Haxhire Gurakuqit. Dhe jo me pak, por me 30 mijë euro fitim. Në datën 27 nëntor 2018 aksionet i kalojnë sërisht Lumturie Muratit, por kësaj here, kompania del me humbje kur themeluesja e merr në menaxhim. 

Pak muaj më pas, më 10 korrik 2019, Murati ia shet aksionet Thanas Çanit, i cili gjithashtu bëhet edhe administrator i kompanisë deri në vitin 2024, ndësa në bilanc nuk deklarohet as humbje e as fitim.Thanas Çani është kërkuar të parqitet në policinë e Tiranës në seksionin e krimit ekonomik. Duket se as atëherë i moshuari nuk ka pasur dijeni për kompaninë e tij, por ka ndryshime. 

Prej atij momenti edhe në Qendrën e Regjistrimit të Biznesit nuk ka më as të dhëna, madje subjekti kalon në statusin pasiv. Ndoshta nga frika e zbulimit. 

thanas çani skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll