Aktualitet

Ishte parkuar në garazh, merr flakë makina në Librazhd

Makina është në pronësi të shtetasit të identifikuar me inicialet G.H.

5 Korrik 2022, 19:56 Nga e.k
Ishte parkuar në garazh, merr flakë makina në Librazhd
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një makinë tip ‘Golf’, e cila ishte parkuar në një garazh në Librazhd ka marrë flakë dhe si pasojë është djegur pjesërisht. Makina është në pronësi të shtetasit të identifikuar me inicialet G.H. Sipas hetimeve të para mësohet se zjarri është aksidental dhe mund të jetë shkaktruar nga një defekt në sistemin elektronik. 

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Nr 1”, Librazhd, mjeti tip “Golf “, në pronësi të shtetasit G.H., i cili ishte i parkuar në garazh ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një difekti në sistemin elektrik.

 

librazhd policia e librazhdit

Sondazh

Poll