Aktualitet

Vrau dy turistët çekë në 2015, burg përjetë për Sokol Mjacajn 

Sokol Mjacaj kishte bërë rekurs për vendimin e shkallës së parë, i cili ishte po me burgim të përjetshëm, dhe sot është marrë vendimi në Apel.

5 Korrik 2022, 15:42 Nga k.m.
Vrau dy turistët çekë në 2015, burg përjetë
Sokol Mjacaj

TIRANË- 27-vjeçari Sokol Mjacaj është dënuar me burg përjetë për vrasjen e 2 turistëve çekë në vitin 2015 në Prekal të Dukagjinit, pranë Thethit. Mjacaj kishte bërë rekurs për vendimin e shkallës së parë, i cili ishte po me burgim të përjetshëm, dhe sot është marrë vendimi në Apel. Tanimë autori i vrasjes së dy turistëve do të qëndrojë në burg përjetë, për krimin makabër që tronditi vendin 7 vite më parë.

Në korrik të vitit 2015, pranë fshatit Prekal, i ka marrë jetën turistëve çekë, Michael Svatos dhe Anna Kasinoves. Ai ka rrëfyer se ka hipur me forcë në makinën e dy turistëve në fshatin Lotaj dhe ka udhëtuar për disa kilometra me ta. Në afërsi të fshatit Prekal, turisti çek Michael Svatosh ka tentuar t’i marrë armën tip kallshnikov dhe në këto momente 20-vjeçari ka qëlluar duke i vrarë të dy të rinjtë. Thotë se për qëllim ka pasur t'u marrë makinën atyre, por kur ka parë atë që kishte ndodhur, ishte larguar vetëm me një nga telefonat e viktimave që e kishte pëlqyer.

Sokol Mjacaj nuk është një emër i panjohuir për drejtësinë. Në vitin 2010 kur ishte vetëm 15-vjeç ai dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër. Ai së bashku me dy persona të tjerë kanë ndaluar në rrugë një 13-vjeçar për t’i grabitur varësen. Po kanë hasur në kundërshitimin e Agim Leraj, të cilin e kanë goditur për vdekje. Për të fshehur krimin, autorët e hodhen trupin e 13-vjeçarit në lumin Shalë. Gjykata e Apelit e Shkodrës vendos ta dënojë me 5 vite burg për shkak se ai bashkëpunoi me drejtësinë duke treguar të gjithë ngjarjen. Për këtë arsye u dënua me burgim të përjtshëm Besnik Kodra dhe 25 vite, vëllai i tij Edmondi.

sokol mjacaj denohet sokol mjacaj

Sondazh

Poll