Bota

U plagos pas përplasjes me Nuredin Lushtakun, kolegët vizitojnë policin në spital

Geci dhe kolegu i tij Enver Smakiqi, më 02 korrik, u sulmuan dhe u plagosën gjatë kryerjes së detyrës së tyre në Skenderaj pas përplasjes me falmijen e ish-nënkryetarit të Komunës Nuredin Lushtaku.

5 Korrik 2022, 14:14 Nga d.a.
U plagos pas përplasjes me Nuredin Lushtakun, kolegët vizitojnë
Mërgim Geci

KOSOVË- Mërgim Geci, i cili është një nga policët që u plagos ditën e shtunë në Skënderaj, është vizituar në spital nga kolegët e tij të cilët i uruan shërim të shpejtë.

Geci dhe kolegu i tij Enver Smakiqi, më 02 korrik, u sulmuan dhe u plagosën gjatë kryerjes së detyrës së tyre në Skenderaj pas përplasjes me falmijen e ish-nënkryetarit të Komunës Nuredin Lushtaku. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.

Ish-nënkryetari i Skenderajt dhe ish-eprori i UÇK-s, Nuredin Lushtaku ka mohuar akuzat dhe në fakt akuzoi policin Smakiqi për keqtrajtim të djalit të tij Arbërit.

“Polici Enver Smakiqi pasi ka shqiptuar një gjobë ka vazhduar duke maltretuar fizikisht djalin tim Arberin. Unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi me dy vëllezërit e mi dhe e kam parë djalin me veturë ndalur, ku jemi ndalur të shikojmë se çka është problemi, por sjelljet e policit Enver Smakiqi kanë qenë jashtëzakonisht jo normale dhe të dhunshme”, ka deklaruar Lushtaku.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli nga organet e rendit. Dy policët u dërguan për trajtim në spital, ndërsa Lushtaku u mor në pyetje. Ai i mohoi akuzat për plagosje, duke shtuar se efektivët janë përleshur me njëri-tjetrin e se dëshmitarë kishte vëllezërit dhe djemtë e tij.

mërgim geci enver smakiqi nuredin lushtaku

Sondazh

Poll