Bota

SUDAN/ Ushtria tërhiqet nga pushteti pas protestave të dhunshme ku humbën jetën 9 persona dhe u plagosën qindra të tjerë

Nëntë persona janë vrarë dhe të paktën 629 janë plagosur nga një goditje e fundit e forcave të ushtrisë ndaj protestuesve, sipas Komitetit të Mjekëve të Sudanit.

5 Korrik 2022, 14:02 Nga e.k
SUDAN/ Ushtria tërhiqet nga pushteti pas protestave të dhunshme ku
Abdel Fattah al-Burhan

SUDAN- Udhëheqësi i grushtit të shtetit të Sudanit, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan është shprehur se ushtria do të tërhiqet nga bisedimet e vazhdueshme politike dhe do të lejojë grupet politike dhe revolucionare të formojnë një qeveri civile tranzitore. Deklaratat e gjeneralit të bëra të hënën pasojnë pas një jave vdekjeprurëse për lëvizjen pro-demokratike të Sudanit, ndërsa protestat në shkallë të gjerë që kërkonin fundin e sundimit ushtarak kanë vazhduar në zonën e Khartoum që nga e enjtja.

Grupet e protestës mbeten skeptike se ushtria me të vërtetë do të tërhiqet, me protestuesit që vazhdojnë të dalin në rrugë në Khartoum pas njoftimit të al-Burhan, duke bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të ushtrisë nga pushteti.Një qeveri kalimtare e udhëhequr nga civilët që pasoi përmbysjen e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019 u hoq vetë nga një grusht shteti ushtarak në tetor.

"Forcat e armatosura nuk do të qëndrojnë në rrugën e tranzicionit demokratik”, tha al-Burhan në një fjalim televiziv, duke pohuar përkushtimin e ushtrisë për të punuar drejt zgjedhjeve në të cilat populli sudanez zgjedh se kush do t'i qeverisë ata.

“Këshilli sovran qeverisës, i udhëhequr nga al-Burhan dhe i përbërë nga anëtarë ushtarakë dhe civilë, do të shpërndahet pas formimit të qeverisë së re”, tha ai.

Sipas mediave të huaja nëntë persona janë vrarë dhe të paktën 629 janë plagosur nga një goditje e fundit e forcave të ushtrisë ndaj protestuesve, sipas Komitetit të Mjekëve të Sudanit.

sudan

Sondazh

Poll