Bota

Trazirat në Uzbekistan, 18 të vrarë dhe qindra të plagosur

Forcat e policisë arrestuan 516 persona gjatë protestave, të cilat shpërthyen pas planeve të qeverisë për të kufizuar autonominë e Karakalpakstanit.

5 Korrik 2022, 13:41 Nga e.k
Trazirat në Uzbekistan, 18 të vrarë dhe qindra të plagosur
Uzbekistan

UZBEKISTAN- Tetëmbëdhjetë persona u vranë dhe 243 u plagosën gjatë trazirave në provincën autonome të Karakalpakstanit të Uzbekistanit javën e kaluar. Sipas autoriteteve uzbeke të hënën ishte periudha më e keqe e dhunës në vendin e Azisë Qendrore në 17 vjet. Forcat e policisë arrestuan 516 persona gjatë protestave, të cilat shpërthyen pas planeve të qeverisë për të kufizuar autonominë e Karakalpakstanit.

Të shtunën, presidenti Shavkat Mirziyoyev hoqi dorë nga planet për të amenduar nenet e kushtetutës në lidhje me sovranitetin e Karakalpakstanit dhe të drejtën e tij për t'u shkëputur. Ai gjithashtu shpalli një gjendje të jashtëzakonshme njëmujore në provincën veriperëndimore. Raportet zyrtare thanë se protestuesit kishin marshuar nëpër kryeqytetin e provincës Nukus të premten e kaluar dhe u përpoqën të kapnin ndërtesat e qeverisë lokale. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, 18 persona humbën jetën "nga plagët e rënda" të marra gjatë përleshjeve. Agjencia ruse e lajmeve RIA citoi kreun e Gardës Kombëtare të thoshte se numri përfshinte 14 civilë dhe katër oficerë policie.

Karakalpakstani i vendosur në brigjet e detit Aral, për dekada të tëra një vend i fatkeqësive mjedisore është shtëpia e Karakalpaksëve, një grup minoriteti etnik, gjuha e të cilit është e ndryshme nga uzbekishtja.

uzbekistan shavkat mirziyoyev

Sondazh

Poll