Bota

Konferenca ndërkombëtare miraton parimet për rimëkëmbjen afatgjatë të Ukrainës

Ajo erdhi ndërsa Konferenca dy-ditore e Rimëkëmbjes së Ukrainës, e cila u ndoq nga liderë nga më shumë se 40 vende dhe organizata ndërkombëtare, po mbyllej.

5 Korrik 2022, 13:32 Nga d.a.
Konferenca ndërkombëtare miraton parimet për
konferenca ne Lugano

ZVICËR- Një konferencë ndërkombëtare në Lugano të Zvicrës miratoi një sërë parimesh që do ta mbështesin Ukrainën afatgjatë teksa përpiqet të rindërtojë dhe rimëkëmbet nga lufta me Rusinë. 

Sipas CNN, ajo erdhi ndërsa Konferenca dy-ditore e Rimëkëmbjes së Ukrainës, e cila u ndoq nga liderë nga më shumë se 40 vende dhe organizata ndërkombëtare, po mbyllej.

President i Konfederatës Zvicerane dhe kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme, v tha se deklarata angazhohet për ndihmën afatgjatë ekonomike dhe teknologjike që do ta përgatisë Ukrainën për kohën pas luftës, ndërsa lufta është ende e ndezur.

"Këtu në Lugano ne kemi nisur procesin e rimëkëmbjes së Ukrainës në nivel ndërkombëtar dhe kemi vendosur parimet që mbështesin rimëkëmbjen," tha Cassis. 

Ai shtoi se parimet do të "lidhnin rimëkëmbjen me reformën" dhe do të fokusoheshin në transparencë, partneritet dhe barazi. 

"Kjo duhet t'i japë popullit të Ukrainës shpresë dhe siguri se ata nuk janë vetëm, sepse rimëkëmbja e qëndrueshme e Ukrainës kërkon ringjallje, elasticitet dhe institucione të rinovuara të përshtatshme për të ardhmen," tha ai. 

Të hënën, kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha në konferencë se plani i rimëkëmbjes së Ukrainës do të kushtojë rreth 750 miliardë dollarë dhe se asetet e konfiskuara ruse duhet të jenë një burim kryesor financimi.

ignazio cassis konferenca dy-ditore e rimëkëmbjes së ukrainës denys shmyhal

Sondazh

Poll