Politike

Protesta e 7 korrikut, LZHK konfirmon pjesëmarrjen: Do të qendojmë pranë shqiptarëve

Me anë të një postimi në Facebook, kreu u LZHK-së Dashamir Shehi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, duke theksuar se do të qendojnë pranë shqiptarëve që do dalin për jetesën e tyre.

4 Korrik 2022, 21:38 Nga I.A
Protesta e 7 korrikut, LZHK konfirmon pjesëmarrjen: Do të
Dashamir Shehi

TIRANË- Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka kofirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut. Me anë të një postimi në Facebook, kreu u LZHK-së Dashamir Shehi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestë, duke theksuar se do të qendojnë pranë shqiptarëve që do dalin për jetesën e tyre. Në shkrim Shehi gjithashtu theksoi se ata do të protestojnë për qytetarët dhe jo për karriget e klaneve të opozitës.

Postimi i Plotë:

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të protestojë. Do të qendrojë pranë shqiptarëve, të cilët protestojnë për jetesën e tyre dhe jo luftës politike për karrige pushteti! Thuaji JO, Korrupsionit. Protesto ndaj çmimeve të larta. Protesto ndaj bordeve fantazëm. Thuaj JO, oligarkisë. Protesto për pluralizmin politik. Protesto për lirinë e fjalës. Thuaji JO, sistemit. Protesto për përfaqësim më të mirë. Protesto për barazi ndaj ligjit. Thuaji JO, shpopullimit të vendit. Protesto ndaj degradimit të arsimit. Protesto për të rinjtë që po ikin. Forca e ndryshimit, qendron në përfshirjen e të rinjve në politikë.

Politikanë të rinj, të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm nga Kupola e Sistemit. Sistemi s’mund të ndryshojë nga ata të cilët vet e krijuan atë. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të protestojë pranë njerëzve të cilët kërkojnë ndryshim, pranë njerëzve që mbrojnë vlerat e demokracisë, i thonë jo korrupsionit, jo establishmentit të vjetër. Për këto arsye do të protestojmë. Për qytetarët dhe jo për të caktuar kush do jetë shefi i Opozitës. Për qytetarët dhe jo për karriget e klaneve të Opozitës. Vetëm të rinjtë e kanë në dorë ndryshimin e sistemit, me forca të reja, ide të reja, vullnet për të punuar dhe për tu zhvilluar, me qasje të re moderne, pro evropiane dhe pro atlantike.

dashamir shehi protesta e 7 korrikut

Sondazh

Poll