E RËNDË! Moti i keq në Sarandë rrëzon mbajtëset e kalçetos, vdes një 22-vjeçar
I riu, i identifikuar si Armando Kazma, u lëndua teksa po luante në një kalçeto, ku si pasojë të motit të keq, mbajtëset e kalçetos i ranë mbi trup e kokë duke i lënduar rëndë.
SARANDË- Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e motit të keq në Sarandë. I riu, i identifikuar si Armando Kazma, u lëndua teksa po luante në një kalçeto, ku si pasojë të motit të keq, mbajtëset e kalçetos i ranë mbi trup e kokë duke i lënduar rëndë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:50 në zonën e quajtur “Ura e Gajdarit”. I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë disa minuta pasi është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës.
"Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur "Ura e Gajdarit", si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,"- njofton Policia. Megjithatë hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.
Mbrëmjen e sotme, për jo më shumëse 10 minuta qyteti bregdetar i Sarandës u përfshi nga reshje të shumta shiu dhe erë e fortë, që shkaktuan kaos në qytet. Ujërat e zeza shpërthyen, ndërsa u thyen edhe disa pemë në qytet, të cilat dëmtuan edhe një shtëpi. Por më e rënda, shkaktoi vdekjen e një të riu.
Sondazh
Aksident në Ujin e Ftohtë, përplasen dy makina, plagoset nëna me dy fëmijët! Përfundojnë në spital
Pamje nga aksidenti TEPELENË- Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Ujin e Ftohtë ne Tepelenë, ku n...
Trupat shqiptare bëjnë stërvitje në Letoni, NATO ndan pamjet nga 'aksioni'
Pamje nga stervitja LETONI- Trupat shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje për përdorimin e armëve të vogla që do i ...
U vra me plumb në kokë/ Del përgjigja e ADN-së, trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit i përket Mukajt
Sherif Mukaj TIRANË- ADN-ja zbulon të vërtetën, trupi që u gjet i dekompozuar në Malin e Gramozit në vendin e quajtur &l...
Pushuesit në “luftë” me mushkonjat, ISHP: Mungesa e spërkatjes, rrezikon përhapjen e malaries!
Foto ilustruese Pushuesit dhe banorët ankohen për prani të mushkonjave, të cilat këtë vit ende nuk janë spërkatur. ...
E frikshme! Qëlloi me armë drejt një grupi fëmijësh, plumbat përfunduan në lokal. Asnjë i lënduar për mrekulli
Pamje nga Shkodra SHKODËR- Dalin pamje nga vendi i ngjarjes, ku 50-vjeçari qëlloi me armë zjarri një grup fëmijësh. Fa...
Tmerri në Shkodër/ 50-vjeçari goditi me qytën e pistoletës një nga fëmijët
Foto ilustruese SHKODËR- Zbulohen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë në Shkodër. 50-vjeçari ka goditur me qyt&eu...
Shofer i ri, jo mbi 80 km/h! Propozimi i PS rrit moshën e shoferave të autobusëve dhe kamionëve
Foto ilustruese Pensionistët deri në 70 vjeç mund të drejtojnë autobusë, kamionë, çdo mjet për transport p...
Çdo ditë 200 raste urgjencash/ Shkaku kryesor është vapa. 130 raste për humbje koshience por edhe infarkte
Foto ilustruese I nxehti i këtyre ditëve ka rritur me gati 200 raste urgjence në 24 orë, të cilët kanë kërkuar ndih...
TMERR në Shkodër! Një person qëllon me armë drejt fëmijëve, zhduket nga vendngjarja
Foto ilustruese SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve një pers...
Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt një lokali, ikën me vrap autori
Foto ilustruese SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka qëlluar drejt një lokali ...


