Aktualitet

E frikshme! Qëlloi me armë drejt një grupi fëmijësh, plumbat përfunduan në lokal. Asnjë i lënduar për mrekulli

Fatmirësisht askush nuk u lëndua, por siç duket edhe nga pamjet, plumbat kanë përfunduar edhe xhamin e një lokali, duke rrezikuar edhe klientët brenda.

4 Korrik 2022, 19:51 Nga k.m.
E frikshme! Qëlloi me armë drejt një grupi fëmijësh,
Pamje nga Shkodra

SHKODËR- Dalin pamje nga vendi i ngjarjes, ku 50-vjeçari qëlloi me armë zjarri një grup fëmijësh. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, por siç duket edhe nga pamjet, plumbat kanë përfunduar edhe xhamin e një lokali, duke rrezikuar edhe klientët brenda.

Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një 50-vjeçar ende i paidentifikuar qëlloi me armë dhe më pas u zhduk nga vendi i ngjarjes. Policia e kërkon për ta vendosur në pranga. 

qellohet drejt femijeve ne shkoder

Sondazh

Poll