Aktualitet

Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt një lokali, ikën me vrap autori

Në njoftimin zyrtar nga Policia e Shtetit, bëhet me dije se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa po kërkohet autori. 

4 Korrik 2022, 19:24 Nga k.m.
Të shtëna me armë në Shkodër, qëllohet drejt
Foto ilustruese

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një person ka qëlluar drejt një lokali dhe më pas ka ikur me biçikletë. Në njoftimin zyrtar nga Policia e Shtetit, bëhet me dije se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa po kërkohet autori. 

NJOFTIMI I PLOTË

Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.

qellohet drejt femijeve ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll