Aktualitet

U vra me plumb në kokë/ Del përgjigja e ADN-së, trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit i përket Mukajt

I riu nga fshati Starje rezultonte i zhdukur prej 1 nëntorit, por u gjet pa jetë dhe i dekompozuar.

4 Korrik 2022, 21:21 Nga k.m.
U vra me plumb në kokë/ Del përgjigja e ADN-së, trupi i
Sherif Mukaj

TIRANË- ADN-ja zbulon të vërtetën, trupi që u gjet i dekompozuar në Malin e Gramozit në vendin e quajtur ‘Hau i Kreshoves’ nga dy barinj të rastit i përket shtetasit Sherif Mukaj, 29 vjeç. I riu nga fshati Starje rezultonte i zhdukur prej 1 nëntorit, por u gjet pa jetë dhe i dekompozuar.

I riu jetonte në Kolonjë i vetëm ndërsa familjarët i kishte në Amerikë. 19 ditë pas zhdukjes së tij, ata u kthyen në atdhe dhe kërkuan nisnen e hetimeve për gjetjen e të birit. Shenja e fundit e këtij të fundit ishte makina, e cila u gjet e braktisur në fshatin Starje. Pas gjetjes së kufomës, Policia ka thirrur familjarët e 29 vjeçarit, ndërsa aktualisht në Komisariat janë shoqëruar 5 persona si të dyshuar për ngjarjen.

sherif mukaj vdes sherif mukaj

Sondazh

Poll