Bota

Prokuroria: Lushtaku i ka dërguar Bekim Jasharit armën e njërit efektiv, ai e dorëzoi në Polici

Pas dorëzimit të Lushtakut në Polici, është duke u mbajtur seanca e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tij dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

4 Korrik 2022, 19:48 Nga d.a.
Prokuroria: Lushtaku i ka dërguar Bekim Jasharit armën e njërit
Lushtaku dhe Jashari

KOSOVË- Në seancën për caktimin e paraburgimit për ish-nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtakut dhe të dyshuarve të tjerë për sulm ndaj policëve është përmendur edhe emri i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit.

Pas dorëzimit të Lushtakut në Polici, është duke u mbajtur seanca e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tij dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka përpunuar kërkesën e paraburgimit ku ka thënë se ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak se sipas saj, të njëjtit së bashku kanë kryer veprën penale.

Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici”, thuhet në raportim.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli nga organet e rendit. Dy policët u dërguan për trajtim në spital, ndërsa Lushtaku u mor në pyetje. Ai i mohoi akuzat për plagosje, duke shtuar se efektivët janë përleshur me njëri-tjetrin e se dëshmitarë kishte vëllezërit dhe djemtë e tij.

nuredin lushtaku bekim jashari plagosen 2 police ne kosove

Sondazh

Poll