Bota

Kryeministri i Ukrainës: Na nevojiten më shumë se 750 milion dollarë për të rimëkëmbur vendin

Shmyhal tha gjatë konferencës se “asetet e ngrira të Rusisë, sipas vlerësimeve të ndryshme, variojnë nga 300 miliardë dollarë deri në 500 miliardë dollarë”.

4 Korrik 2022, 18:47 Nga d.a.
Kryeministri i Ukrainës: Na nevojiten më shumë se 750 milion
Denys Shmyhal

UKRAINË-Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal përsëriti nevojën për ndihmë financiare në fjalimin e tij në konferencë, duke thënë se plani i rimëkëmbjes së vendit do të kushtojë rreth 750 miliardë dollarë. Shmyhal tha se asetet e konfiskuara ruse duhet të jenë një burim kyç financimi.

Kush duhet të paguajë për planin e rimëkëmbjes, i cili tashmë vlerësohet në 750 miliardë dollarë? Ne besojmë se burimi kryesor i rimëkëmbjes duhet të jenë pasuritë e konfiskuara të Rusisë dhe oligarkëve rusë. Autoritetet ruse nisën këtë luftë të përgjakshme. Ata e shkaktuan këtë shkatërrim masiv dhe ata duhet të mbajnë përgjegjësi për të”, tha Shmyhal gjatë konferencës, duke shtuar se “asetet e ngrira të Rusisë, sipas vlerësimeve të ndryshme, variojnë nga 300 miliardë dollarë deri në 500 miliardë dollarë”.

Sipas CNN, Shmyhal tha se burime të tjera financimi për planin e rimëkëmbjes duhet të përfshijnë grante dhe kredi të buta nga organizatat financiare ndërkombëtare dhe vendet partnere, investime të sektorit privat dhe kontribute jashtë buxhetit nga individë dhe korporata, si dhe fondet e buxhetit të Ukrainës.

Kryeministri tha gjithashtu se humbjet direkte të infrastrukturës së Ukrainës arrijnë në më shumë se 100 miliardë dollarë.

Më shumë se 1,200 institucione arsimore, më shumë se 200 spitale, mijëra kilometra tubacione gazi, ujë dhe rrjet elektrik, rrugë dhe hekurudha u shkatërruan ose u dëmtuan”, tha Shmyhal.

denys shmyhal lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll