Bota

VD- U akuzua për plagosjen e policëve, momenti kur Lushtaku me pranga në duar dërgohet në Prokurori

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani i cili tha se ndaj Lushtakut u lëshua urdhërarresti nga prokuroria për plagosjne e dy policëve ditën e djeshme.

4 Korrik 2022, 19:16 Nga d.a.

KOSOVË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës njëkohësisht dhe nënkryetari i Skenderaj, Nuredin Lushtaku, pasi u dorëzua nv polici është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i kësaj prokurorie Ismet Ujkani i cili tha se ndaj Lushtakut u lëshua urdhërarresti nga prokuroria për plagosjne e dy policëve ditën e djeshme.

Ndërkohë TV Dukagjini ka siguruar pamje ku Lushtaku shihet i prangosur teksa i shoqëruar nga oficerët e policisë hyn në ambjentet e prokurorisë.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli nga organet e rendit. Dy policët u dërguan për trajtim në spital, ndërsa Lushtaku u mor në pyetje. Ai i mohoi akuzat për plagosje, duke shtuar se efektivët janë përleshur me njëri-tjetrin e se dëshmitarë kishte vëllezërit dhe djemtë e tij.

nuredin lushtaku ismet ujkani plagosen 2 police ne kosove

Sondazh

Poll