Bota

Vrau 3 persona në qendrën tregtare në Kopenhagën, autori me probleme mendore: Mjekimet “nuk funksionojnë më”

Viktimat e tij fatkeqe ishin dy 17 vjecarë vendas, një djalë e një vajzë, dhe një rus 47-vjeçar që jetonte në Danimarkë. Të plagosurit ishin dy danezë, një 40 vjeçare e një 19 vjeçare- dhe dy shtetas suedezë, një burrë 50 vjeçar e një vajzë 16 vjeçare. Hetuesit thanë se viktimat ishin të rastësishme dhe se sulmuesi ka vepruar i vetëm.

4 Korrik 2022, 17:46 Nga e.k
Vrau 3 persona në qendrën tregtare në Kopenhagën, autori me
Autori i sulmit

DANIMARKË- I dyshari kryesor i sulmit në një qendër tregtare në Copenhagen ku tre persona mbetën të vrarë dhe 3 të plagosur, të cilët ndodhën në gjëndje të rëndë ishte i njohur për Policinë pasi ai mbante një kanal në YouTube ku shfaqej edhe me armatimet e tij. Viktimat e tij fatkeqe ishin dy 17-vjeçarë vendas, një djalë e një vajzë, dhe një rus 47-vjeçar që jetonte në Danimarkë. Të plagosurit ishin dy danezë, një 40 vjeçare e një 19 vjeçare- dhe dy shtetas suedezë, një burrë 50 vjeçar e një vajzë 16 vjeçare. Hetuesit thanë se viktimat ishin të rastësishme dhe se sulmuesi ka vepruar i vetëm.

Autori i sulmit

Sipas oficerit të policisë, autoritetet janë të bindura se 22-vjeçari është  autori i sulmit në qendrën tregtare Fields, e cila ndodhet afër qendrës së kryeqytetit danez. Policia shpjegon se në momentin e arrestimit i riu posedonte një pushkë dhe municione. Ai tashmë akuzohet për vrasje seriale dhe do të dalë para gjykatësit ku dhe do jepet dënimi. Më herët, policia e Kopenhagës tha se nuk përjashtoi mundësinë që sulmi të ishte një akt "terrorist" por tashmë duket se ai version ka ndryshuar pasi i riu mund të kishte probleme mendore pasi ai postonte gjithashtu muzikë me tematikë vetëvrasjeje dhe shkruante se mjekimet anti-psikotike “nuk funksionojnë më”. Ai përmendte në postin emrin e një mjekimi që përdoret për të trajtuar çrregullime psikologjike si skizofrenia, çrregullimi bipolar ose depresioni.

Sulmi tronditi kryeqytetin danez ndërkohë kryebashkiakja e qytetit shkruan se dëshiron të inkurajojë danezët në këtë kohë të vështira.

"Kryeqyteti ynë i bukur dhe zakonisht kaq i sigurt ka ndryshuar në një çast. Dua të inkurajoj danezët që të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë”, shkruan ajo.

Sulmi ndodhi ditën e djeshme ndërkohë që Danimarka dhe në vitin 2015, ishte përballur me një sulm militant, nga i cili ishin vrarë dy persona dhe ishin plagosur gjashtë policë pasi një sulmues shtiu me armë zjarri jashtë një qendre kulturore ku po mbahej një debat për lirinë e shprehjes. Më vonë, sulmuesi kishte vrarë një person jashtë një sinagoge në qendër të Konpehagës. Më pas, ai ishte vrarë gjatë përleshjes me policinë

danimarke kopenhagen sulm ne danimarke

Sondazh

Poll