Aktualitet

Dinamika/ Masakra me 3 viktima në Athinë, si nisi përplasja e trafikantëve shqiptarë

Protothema shkruan se dy shqiptarët e vrarë mbrëmjen e së shtunës në Athinë, kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin pas arrestimit të tyre të fundit.

4 Korrik 2022, 18:46 Nga I.A
Dinamika/ Masakra me 3 viktima në Athinë, si nisi përplasja e
Armando Lamaj dhe Andon Tefi

GREQI- Armando Lamaj dhe Andon Tefi rezultojnë shpërndarës kokaine në Athinë. Protothema shkruan se dy shqiptarët e vrarë mbrëmjen e së shtunës në Athinë, kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin pas arrestimit të tyre të fundit. Në 1 qershor ata ishin paraqitur të dy në prokurori, pas arrestimit për çështje droge dhe më pas janë liruar.

Bashkë me një të tretë, ata akuzoheshin se shisnin kokainë në Athinë për 60 euro/grami. Gjatë kontrollit të policisë atëherë në servisin e makinave, ku punonte Tefi, policia gjeti dhe sekuestroi në sirtar 1 dozë me sasi kokaine dhe 3 doza u gjetën në një automjet të braktisur. Gjatë kontrollit personal iu gjetën 6000 euro, ndërsa në banesë të Tefit u gjet 1 shkop metalik.

Pas lirimit, Armando Lamaj dyshonte se Andon Tefi ishte “spiuni”, duke i dhënë informacione policisë. Mëngjesin e së shtunës ata janë takuar, duke lënë takim në mbrëmje. Lamaj bashkë me miq e familjarë të tij i kishin zënë pritë Tefit. Ky i fundit mbërriti në takim me një “Mercedes-Benz”, ku ndodhej bashkë me një femër, ndërsa pala tjetër mbërriti me 2 automjete dhe 1 motor.

Si ndodhi e gjithë përplasja?

Grupet e drejtuara nga Andon Tefi (Adil Tefa), 48 vjeç dhe Armando Lamaj (Gëzim A.), 46 vjeç kishin lënë një orar për tu takuar për tu sqaruar. Kjo pasi Lamaj dyshonte se Tefi e kishte spiunuar për një sasi kokaine duke bërë që 46-vjeçari të vihej në pranga në fund të muajit maj. 46-vjeçari u takua me 48-vjeçarin në kryqëzimin e rrugëve Kourtidou dhe Georgiou Nazos në Patisia. Duke qenë se i pari kishte dy makina me gjithsej katër persona si “mbështetës”, 48-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka nisur të qëllojë me frikën se ose do ta rrihnin ose do ta vrisnin. I pari që u plagos ishte një i ri që ndodhej mbi motor, pjesë e grupit të 48-vjeçarit. Menjëherë babai i tij, i cili ndodhej pikërisht në një makinë pas motorit, ka zbritur dhe është nisur drejt autorit, Armando Lamaj, të cilin pa u menduar e ka ekzekutuar nga afër. Makina tjetër që i përkiste “shoqëruesit” të motoçiklistit ka tentuar menjëherë të largohet, ndërsa personi brenda makinës së babait të tij ka vrapuar për të shpëtuar. 

Por gruaja që ndodhej në makinën e Tefit ka shkelur gazin dhe e ka goditur atë. 42-vjeçarja mësohet se ishte edhe ish-e dashura e të riut që përplasi. I riu, vetëm 23 vjeç, ndërroi jetë. Tefi më pas vodhi një automjet nën kërcënimin e armës dhe u drejtua drejt një zone tjetër ku tentoi të grabiste një pikë karburanti. Sapo doli nga karburanti u përball me dy efektivë policie që donin ta kontrollonin. Por, ai refuzoi dhe qëlloi dy efektivët me armë zjarri duke i lënë të plagosur. Policët iu kundërpërgjigjën me plumba dhe e vranë. Tefi ishte i njohur për autoritetet pasi ishte arrestuar dhjetëra herë për trafik droge, vjedhje e pejsëmarrje në organizata kriminale. Ai ishte i martuar e kishte një vajzë, ndërsa zyrtarisht deklaronte se zotëronte një biznes. Tefi konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë. Ndërsa 46-vjeçari ishte akuzuar gjithsej 15 herë për vjedhje, trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale e armëmbajtje pa leje.

armando lamaj andon tefi vriten tre shqiptare ne greqi far west mes shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll