Bota

Tragjedia në Itali nga akullnaja! 6 alpinistë të vrarë, 9 të plagosur, 16 persona të zhdukur

Mes të zhdukurve ka italianë, gjermanë, çekë dhe rumunë. Mes viktimave të konfirmuara është edhe 27-vjeçari nga provinca e Vicenza-s. Filippo Bari i cili i kishte dërguar një selfie familjes para tragjedisë.

4 Korrik 2022, 08:05 Nga A.B
Tragjedia në Itali nga akullnaja! 6 alpinistë të vrarë, 9
Akullnaja

ITALI- Gjashtë persona kanë vdekur, 9 janë plagosur dhe 16 raportohen të zhdukur pas shkëputjes së një akullnaje të madhe në Marmolada, Itali. Kjo u bë e ditur nga këshilltari rajonal i Venetos për Mbrojtjen Civile, Gianpaolo Bottacion për Ansa. Bëhet fjalë për 3 shtetas italianë dhe një person me kombësi çeke. Një burrë dhe një grua nuk janë identifikuar ende. Mes të zhdukurve ka italianë, gjermanë, çekë dhe rumunë. Mes viktimave të konfirmuara është edhe 27-vjeçari nga provinca e Vicenza-s. Filippo Bari i cili i kishte dërguar një selfie familjes para tragjedisë.

Tgcom24 raporton se në Canazei kanë mbërritur dy grupe familjarësh të viktimave dhe të zhdukurve. Trupat e gjetur deri më tani janë dërguar në një shtëpi funerale në qytet ku do të bëhet njohja e tyre.

Tragjedia në Itali nga akullnaja! 6 alpinistë të vrarë, 9

Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani, orteku ka përmbytur dy litarë të gjashtë alpinistëve. Mes viktimave janë edhe guidat.

Ngjarja, sipas informacioneve të para nga Shpëtimi Alpin ka ndodhur pranë Punta Rocca përgjatë rrugës së ngjitjes së rrugës normale për të arritur majën. Masa e materialit që u shkëput nga akullnaja Marmolada ra nga një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë. Kështu konstatuan teknikët e Shpëtimit Alpin dhe hartuan të gjithë zonën e malit ku ndodhi shembja.

Kryeministri Mario Draghi ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat. Qeveria është pranë familjeve të tyre dhe të gjithë të lënduarve.

shkeputet akullnaja ne itali itali

Sondazh

Poll