Art&Argëtim

Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard kërkon të apelojë vendimin

Avokatët që përfaqësonin aktoren 36 vjeçare paraqitën kërkesën me arsyetimin se vendimi se ajo kishte shpifur Depp, nuk mbështetej me prova.

4 Korrik 2022, 07:42 Nga A.B
Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard kërkon të apelojë
Amber Heard

SHBA- Ekipi ligjor i Amber Heard ka paraqitur një mocion për të hedhur poshtë vendimin e gjykatës, që vendosi në favor të ish burrit të saj, Johnny Depp. Avokatët që përfaqësonin aktoren 36 vjeçare paraqitën kërkesën me arsyetimin se vendimi se ajo kishte shpifur Depp, nuk mbështetej me prova.

Në një memorandum prej 43 faqesh, ajo argumenton se vendimi dhe dëmshpërblimi prej 10 milionë dollarësh që i detyrohet Depp, duhet të hidhet poshtë me arsyetimin se gjatë gjyqit, ai vazhdoi të shpifte duke thënë se deklaratat e saj ishin në të vërtetë të rreme, raporton The Guardian

Pasi gjykata dha vendimin në favor të aktorit Depp, Amber deklaroi se: ““Zhgënjimi që ndjej sot është përtej asaj që mund të përshkruaj me fjalë. Ndihem zemërthyer që mali i provave nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim.

Me vendimin prej 10 milionë dollarësh kundër Heard, dhe një vendim prej 2 milionë dollarësh kundër Depp-it për një akuzë të vetme shpifjeje, duket se ka pak mundësi që palëve të arrijnë një marrëveshje jashtë gjykatës.

Pas vendimit, avokatët e Depp lanë të kuptohet se ylli i Pirates mund të jetë i gatshëm të heqë dorë nga shuma që aktorja duhet të paguajë.

amber heard

Sondazh

Poll