Art&Argëtim

U akuzua për dhunë ndaj ish partnerit, Ricky Martin mohon akuzat

3 Korrik 2022, 16:37 Nga e.k
U akuzua për dhunë ndaj ish partnerit, Ricky Martin mohon akuzat
Ricky Martin

PORTO RICO- Ricky Martin nëpërmjet avokatit të tij I ka mohuar akuzat për dhunë të bëra nga ish i dashuri i tij. Përfaqësuesit e këngëtarit duke folur për revistën People u shprehen se akuzat për dhunë ishin krejtësisht të rreme dhe të fabrikuara.

“Ne kemi shumë besim se kur të zbulohen faktet e vërteta për këtë çështje, këngëtari do të shfajësohet plotësisht”, thanë përfaqësuesit e tij. 

Ricky Martin u akuzua për dhunë në familje nga ish i dashuri dhe një gjykatës portorikan lëshoi një urdhër ndalimi kundër tij. Urdhri u nënshkrua të premten e po atë ditë autoritetet vizituan lagjen e këngëtarit në qytetin bregdetar verior të Dorados por nuk e gjetën në shtëpi.

 

ricky martin porto rico

Sondazh

Poll