Aktualitet

“Policia e Shtetit, asnjë lëvizje!”/ Kishte 50 mijë euro gjobë, bisnesmeni po paguante këstin e radhës, arrestohen tre

31 Korrik 2019, 08:45 Nga DOSJA
“Policia e Shtetit, asnjë lëvizje!”/ Kishte 50 mijë

DURRËS– Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi akuzoheshin se i kishin vënë gjobë një biznesi.

Arrestimi i tyre u bë pasi tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri – tjetrin i kanë vënë një gjobë prej 50 000 eurosh, biznesmenit me iniciale N. L.

Në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi shumën e 5000 eurove, i cili ishte edhe kësti i radhës për t’u paguar nga biznesmeni.

Në prangat e Policisë ka rënë: Lulzim Zalla, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë: Egi Shullazi, 26 vjeç, banues në Krujë dhe Klodian Estrefi, 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës. Të tre cilësohen si persona me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjobëvënësit”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin ndaj Personit e Pasurisë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Në pranga 3 shtetas për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

Sekuestrohet një sasi eurosh, e paguar si kësti i radhës nga biznesmeni.

Pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Gjobëvënësit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

-E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë.

-K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres egi shullazi gjobevenesit ne durres klodian estrefi lulzim zalla policia e shtetit durres egi shullazi gjobevenesit ne durres klodian estrefi lulzim zalla policia e shtetit

Sondazh

Poll