Tensione në Laprakë/ Policia Bashkiake përplaset me biznesmenët, gruaja shtatzënë me urgjencë drejt spitalit
31 Korrik 2019, 08:43Nga DOSJA
Tiranë- Mëngjesin e sotëm ka pasur një tension mes disa biznesmenëve dhe Policisë Bashkiake pranë ish-doganës në Laprakë. Policia Bashkiake kërkon të vendosë kangjellat para një biznesi që ndodhet në zonën e Laprakës, por kjo kundërshtohet nga pronarët e dyqanit dhe banorët aty.
Pronarët e biznesit shprehen të revoltuar se qeveria po iu mbyll punën e tyre me të cilën ushqejnë fëmijët. “Drejtori i Policisë Bashkiake na ka kërkuar para. Nëse ka kangjella të tjera në biznese të tjera i vendos vetë. Ne nuk i dhamë para prandaj na vendosën kangjella.”, u shpreh pronari.
Në një moment pati një përplasje mes gruas shtatzënë dhe policisë. Gruaja njëkohësisht edhe pronare e biznesit ka theksuar se është dhunuar nga Policia Bashkiake. Madje sipas saj njëri nga policët bashkiakë e goditur në bark.
“Duhet me i marrë fëmijët nga shtëpia dhe t’i ushqej në rrugë. Të lypë në rrugë. Po na prishnin biznesin. Njëri nga policët më ka qëlluar në bark. Jemi 25 familje që ushqehemi këtu. Na kërkojnë para“, u shpreh gruaja.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin dhe njëkohësisht anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osm...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
Përveç vrasjes së Pëllumb Eminit, që i kushtoi më pas masakrimin e së ëmës nga hasmi, gazeta “Si” mëson se krimi tjetër që e mbajti në burg Lulzim Cakën ...
Më 25.6.1989 u kapën në orvatje për t’u arratisur në sektorin Kërçisht të rrethit Dibër, Sinan Fadil Hoxha (sot këngëtar i njohur) dhe Flamur Bedri &Cced...
Tiranë-Vijon ende të jetë temë e nxehtë çështja e Teatrit Kombëtar. Së fundmi regjisori Robert Budina i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ka dekla...
KRUJË- Një aksident i rëndë, me pasoje plagosjen e dy personave ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin FushëKrujë-Krujë. Sipas informacioneve mësoeht se në aks...
TIRANË- Arkeologu dhe akademiku, Apollon Baçe i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora ka treguar hartën me pikat ku do të ndërtohen kulla në Tiran...
VLORË– Ka ndërruar jetë pas 13 ditësh një 46-vjeçare nga Vlora, Mimoza Selimi, e cila mbeti e plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit brenda n...
GREQI- Një ngjarje e rënë me protagonsitë një shqiptar ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar që kishte shkuar me pushime, është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Sipas ...