Aktualitet

TRAGJIKE/ Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë, vdes te Trauma 11-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 11-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike

3 Korrik 2022, 09:10 Nga A.B
TRAGJIKE/ Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë, vdes
Spitali i Traumes

TIRANË- Vdes 11-vjeçarja në kryeqytet. Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë kontakti i të miturës me rrymën elektrike në banesë. Forcat blu njoftojnë se 11-vjeçarja u paraqit mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore mirëpo nuk ia doli dot. Mëngjesin e sotëm, stafi mjekësor i spitalit të Traumës ka konfirmuar se vogëlushja ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

vdes 11-vjecarja ne tirane tirane

Sondazh

Poll