Aktualitet

Dy shqiptarë të vdekur në Athinë! Sherri nisi mes 7 personash, babai mori hak pas plagosjes së djalit

Dy shtetasit shqiptarë të vrarë mësohet se janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve.

3 Korrik 2022, 08:22 Nga A.B
Dy shqiptarë të vdekur në Athinë! Sherri nisi mes 7
Policia greke

GREQI- Dy shqiptarë mbetën të vrarë dhe katër të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve policë, në dy përleshje me armë zjarri në Kato Patisia dhe Agioi Anargyrou. Dy shtetasit shqiptarë të vrarë mësohet se janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve.

SI NISI SHERRI?

Gjithçka nisi mbrëmjen e të shtunës pak pas orës 21:00 në zonën e Kato Patisja në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou. Një automjet që drejtohej nga një grua dhe një motoçikletë që drejtohej nga një i ri u përplasën me njëri tjetrin dhe kjo solli debat mes palëve. Gjatë përplasjes, pasagjeri i automjetit me origjinë shqiptare ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të drejtuesit të motoçikletës. Për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur rëndë. Mirëpo pak metra më tutje brenda një automjeti tip Audi po udhëtonte babai i drejtuesit të motoçikletës i cili doli nga makina duke qëlluar në drejtim të shqiptarit. Ky i fundit hapi zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur.

Bashkë me viktimën në automjet ndodhej edhe një person tjetër i cili në përpjekje për të shpëtuar doli me vrap në rrugë por u përplas nga automjet që po kalonte me shpejtësi. Më vonë mjekët konstatuan në spital se ai kishte marrë edhe një plumb që me gjasa ishte qitur nga arma e shqiptarit gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Pas këtij episodi shqiptari është larguar duke vjedhur një automjet nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt Agioi Anargyrou, ku tentoi të grabiste një pikë karburanti në zonë. Ai u përball me policinë në rrugën “Demokracia” ku u vra në shkëmbim zjarri. Ndërkohë nga të shtënat mbetën të plagosur dy efektivë policie, njëri prej tyre në këmbë dhe tjetri në gjoks.

vriten dy shqiptare ne athine far west mes shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll