Aktualitet

Motivi mbetet mister! Sherr me sende të forta në Tiranë, dy persona përfundojnë në spital

Personi me inicialet E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

3 Korrik 2022, 08:30 Nga A.B

Motivi mbetet mister! Sherr me sende të forta në Tiranë, dy

TIRANË- Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në orët e para të mëngjesit. Policia informon se sherri ka nisur në rrugën "Frederik Shiroka". Personat me inicialet M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta. Për pasojë, ato u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Personi me inicialet E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën "Frederik Shiroka", janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. A., 32 vjeç, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shtetasi E. A. pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar nga spitali, ndërsa shtetasi M. B., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

sherr ne tirane

Sondazh

Poll