Aktualitet

Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, përplasen 2 mjete, 4 të plagosur

Të plagosur janë shoferët e të dyja mjeteve dhe dy të mitur 12 dhe 14 vjeç.

3 Korrik 2022, 08:14 Nga A.B
Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, përplasen 2 mjete, 4
aksident

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mesnatën e kaluar në rrugën Tiranë-Durrës. Dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën dytësore dhe kanë mbetur të plagosur katër persona. Të plagosur janë shoferët e të dyja mjeteve dhe dy të mitur 12 dhe 14 vjeç.

Njëri prej të miturve ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 02.07.2022, rreth orës 23:50, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., me mjetin me drejtues shtetasin A. F. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi E. Ç., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 12 dhe 14 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident

Sondazh

Poll