Aktualitet

VIDEO/ Masakër në Athinë, vriten dy shqiptarë, plagosen tre persona të tjerë

Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti verbal mes dy shqiptarëve, teksa po udhëtonin paralel me makina.

2 Korrik 2022, 23:37 Nga I.A
VIDEO/ Masakër në Athinë, vriten dy shqiptarë, plagosen tre

GREQI- Një skenë e paimagjinueshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Athinë, me një shqiptar që ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar një bashkëatdhetar, të cilin në fund e ka vrarë. Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti verbal mes dy shqiptarëve, teksa po udhëtonin paralel me makina. Ende nuk dihen identitetet e dy shqiptarëve të vrarë, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur dy efektivë policie dhe një tjetër person, i cili nuk dihet nëse është shqiptar apo jo.

Si ndodhi ngjarja:

Si fillim në Kato Patisia në Athinë, në orën 21.30 në kryqëzimin e rrugëve “Georgiou Nazou” dhe “Krotidou” janë konfliktuar verbalisht drejtuesit e dy mjeteve, të cilat lëviznin paralel. Një nga drejtuesit ka dalë nga mjeti dhe ka hapur zjarr ndaj drejtuesit tjetër duke e plagosur rëndë. Pasagjeri i mjetit në tentativë për të dalë nga mjeti dhe për të transportuar shokun në spital është goditur nga një mjet tjeter duke mbetur dhe ai i plagosur. Dy të plagosurit janë marrë nga ambulanca.

Autori i krimit ka braktisur mjetin dhe më armë në dorë ka ndaluar një mjet tjetër në rrugë dhe me kercenimin e armes ka nxjerre jashte shoferin dhe e ka marre makinën duke u larguar. Me mjetin e vjedhur ai është drejtuar për në Agious Anargirous duke tentuar të grabisë me armë një karburant. Aty braktisi mjetin e vjedhur dhe tentoi të largohet me këmbë. Ka pare makinen e policisë dhe ka kujtuar se ishte taxi. Por kur ka tentuar ta ndalojë ka parë që ishin policë ka hapur zjarr ndaj tyre duke i plagosur. Këta të fundit kanë kthyer zjarrin duke vrarë shqiptarin.

Dy efektivët e policisë mbetën të plagosur lehtë, nga të shtënat që morën, njëri në këmbë (kolegët e tij të cilët kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë vënë një tunik për të ndaluar gjakderdhjen) dhe tjetri lart në jelek antiplumb në nivelin e shpatullave. Të dy janë transportuar me autoambulanca të EKAV-së në spitalin ushtarak 401.

vrasje ne greqi vriten tre shqiptare ne greqi far west mes shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll