Aktualitet

Ishin bllokuar në det të hapur me pedalon, policia ndihmon 7 pushuesit në Shëngjin

Mësohet se ata kishin marrë një pedalon dhe kanë shkuar rreth 2 milje larg bregut të detit.

2 Korrik 2022, 22:25 Nga I.A
Ishin bllokuar në det të hapur me pedalon, policia ndihmon 7
Pedalon

LEZHË- 7 pushues në Shëngjin janë bllokuar në det të hapur mbrëmjen e sotme. Mësohet se ata kishin marrë një pedalon dhe kanë shkuar rreth 2 milje larg bregut të detit. Por më ndihmë më policisë kufitare, është bërë i mundur nxjerrja e det e pushuesve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:40, është telefonuar Salla Operative e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, për të kërkuar ndihmë, pasi në det të hapur, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, kishin mbetur disa shtetas që ishin futur në det me një pedalon, me të cilin nuk po ktheheshin dot në breg. Menjëherë në ndihmë të tyre, janë nisur shërbimet, me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët kanë konstatuar se rreth 2 milje larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 7 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste edhe ujë në brendësi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin i kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare, 7 pushuesit, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është bërë e mundur edhe nxjerrja e pedalonit të tyre, në breg. Policia Kufitare Shëngjin këshillon të gjithë pushuesit që t’i përdorin mjetet lundruese sipas rregullave të përdorimit të tyre, për të mos rrezikuar jetën.

policia kufitare

Sondazh

Poll