Bota

Harroi binjakët në makinë për 8 orë, kush është babai që vrau dy fëmijët e tij në New York

30 Korrik 2019, 12:29 Nga DOSJA
Harroi binjakët në makinë për 8 orë, kush

New York- Një ngjarje e rëndë ndodhi para katër ditësh në New York, ku babai la në makinë për 8 orë dy fëmijët binjakë që u gjetën të vdekur nga policia vendase.

Rodriguez kishte lënë fëmijët në makinë, të cilën e kishte parkuar afër vendit të punës dhe kishte harruar ti kontrollonte më, nëse ishin mirë.

39-vjeçari është arrestuar të shtunën, për vdekjen fëmijëve të tij.

Ndërkohë është mësuar se ai njihej si një baba i përkushtuar dhe i dashur ndaj familjes, si dhe kishte qenë një veteran i zoti në luftën e Irakut.

Gjithashtu ai ka deklaruar në polici se nuk e ka kuptuar sesi i ka harruar binjakët në sendiljen e pasme të makinës, pasi parkoi pranë spitalit Bronx, ku ai është një punonjës social.

Binjaket, Luna dhe Phoenix kanë humbur jetën pasi temperaturat brenda makinës ishin shumë të larta, ndërsa kur është bërë ekzaminimi i trupave të tyre ka rezultuar të kenë pasur një temperaturë të mbrendshme prej 108 gradë.

 “Supozova se i hoqa ato nga sendilja e tyre e vecantë para se të shkoja në punë,” u tha Rodriguez policëve në vendngjarje, sipas ankesës penale kundër tij.

“Foshnjat e mia kanë vdekur! I vrava bebet e mia! ” ka thirrur 39-vjeçari.

“Kjo është një tragjedi e përmasa të tmerrshme,”  i tha avokati i tij Joey Jackson, gjykatësit, i cili dha lirimin me kusht në këmbim të 100,000 dollarëve.

Dy orë më vonë, Rodriguez u lirua duke brohoritur, duke qarë pranë anëtarëve të familjes, dhe përqafoi fort bashkëshorten e tij duke qarë, Marissa.

Nëna kishte dalë në gjyq e veshur me të zeza, teksa mbante në krah djalin 4-vjeçar.

“A e dini se nga se kam frikë?”, tha ajo . “Kur ai të dal jashtë, ai nuk mund ta trajtojë mirë djalin e evëtm që kemi. Ai do të ketë nevojë për ndihmë. “

Ishte një vdekje e tmerrshme e dyfishtë, një vëlla dhe motër, krah për krah dhe të pafuqishëm humbën jetën pasi temperaturat në makinë ishin maksimale dhe të papërballueshme.

“Ky ishte thjesht një gabim i tmerrshëm,” tha fqinji Toni Caterino, 45 vjeç, për Rodriguez. “Se një herë të bësh një gabim, duhet të jetosh gjithë pjesën tjetër të jetës me atë peng.”

“Ai gjithmonë luante me fëmijët e tij në oborrin e shtëpisë së tyre, ishte shuë i dashur me fëmijët. Askush këtu nuk mund ta besojë këtë që ndodhi”– shprehet një tjetër fqinj i 39-vjeçarit.

Marrë dhe përshtatur nga NEWYORKPOST

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota binjaket vdiqen ne makine nga temperatura juan rodriguez la ne makine dy femijet e tij new york binjaket vdiqen ne makine nga temperatura juan rodriguez la ne makine dy femijet e tij new york

Sondazh

Poll