Aktualitet

Tjetër tragjedi/ Mbytet 66-vjeçari në Kavajë

Mësohet se i moshuari me iniciale V.N është mbytur teksa po notonte, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

2 Korrik 2022, 18:08 Nga I.A
Tjetër tragjedi/ Mbytet 66-vjeçari në Kavajë
Foto Ilustruese

KAVAJË- Një 66-vjeçar është mbytur sot në plazhin e Kavajës. Mësohet se i moshuari me iniciale V.N është mbytur teksa po notonte, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:40, shtetasi V. N., 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më parë një tjetër tragjedi ka ndodhur në plazhin e Borshit, ku po një 66-vjeçar është mbytur, pasi i ka rënë infarkt në momentin që po notonte.

mbytet i moshuari ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2022, 13:57 k.m

Vihen në pranga 5 persona në Tiranë

  Foto ilustruese   TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se 5 persona kanë përfunduar në prangat e efektiv&e...