Art&Argëtim

Dashuria nuk njeh moshë/ 61-vjeçarja dhe 24-vjeçari shumë shpejt prindër: Mezi po presim

Cheryl, 61 vjeçe dhe Quran McCain nga Gjeorgjia u bënë kryetituj falë diferencës së tyre 37-vjeçare në moshë.

1 Korrik 2022, 21:46 Nga I.A
Dashuria nuk njeh moshë/ 61-vjeçarja dhe 24-vjeçari
Quran Mçain dhe Cheryl

GJEORGJIA- Një gjyshe ka treguar se është e martuar me një djalë 24-vjeçar dhe se janë gati të kenë një fëmijë. Cheryl, 61 vjeçe dhe Quran McCain nga Gjeorgjia u bënë kryetituj falë diferencës së tyre 37-vjeçare në moshë.

Çifti ka mbledhur mbi 2.2 milionë ndjekës në faqen e tyre TikTok, por ata këmbëngulin se dashuria e tyre është e vërtetë. Korrikun e kaluar, Kurani i propozoi Cheryl-it duke përdorur një unazë të financuar nga fansat e tij në internet dhe ata u martuan në shtator.

Ata mbajtën një ceremoni buzë lumit në Tenesi dhe ngjarja u transmetua drejtpërdrejt për mbi 20,000 njerëz. Tani ata thonë se janë gati të ndërmarrin hapin tjetër dhe të kenë një fëmijë së bashku me birësim ose duke përdorur metodwn surrogat. Cheryl tha se shumica e familjes së saj e mbështet vendimin dhe se nipërit e saj tashmë e quajnë Kuranin "gjysh".

quran mccain tiktok

Sondazh

Poll