Art&Argëtim

“Po e regjistroja, vetëm kur...”, Mimi Kodheli tregon ngjarjen që e ka emocionuar

Kodheli tha se në momentin që i biri ishte diplomuar ajo kishte nxjerrë celularin që të filmonte momentin e bukur, por nga emocionet nuk kishte shtypur butonin e duhur në celular.

1 Korrik 2022, 20:46 Nga F.M
“Po e regjistroja, vetëm kur...”, Mimi Kodheli tregon ngjarjen
Mimi Kodheli

TIRANË- Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka treguar një moment që e ka emocionuar në jetën e saj. E ftuar në "Rudian", ajo ka treguar se bëhet fjalë për diplomimin e djalit të saj. Kodheli tha se në momentin që i biri ishte diplomuar ajo kishte nxjerrë celularin që të filmonte momentin e bukur, por nga emocionet nuk kishte shtypur butonin e duhur në celular. Për rrjedhojë, nuk kishte regjistruar asgjë.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Cila mund të konsiderohet si periudha më e lumtur që ke pasur në jetë, mes gjithë momenteve e çasteve të lumtura që jeton si çdo njeri?

Mimi Kodheli: Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës.  Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur. Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja. Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha.

mimi kodheli

Sondazh

Poll