Art&Argëtim

Mimi Kodheli rrëfen sekretin e lumturisë: Kam 35 vite që ia hekuros këmishat bashkëshortit, respekti është thelbi

Ajo tregoi se di të gatuajë shumë mirë dhe se sekreti për të pasur harmoni në familje është respekti.

1 Korrik 2022, 20:43 Nga F.M
Mimi Kodheli rrëfen sekretin e lumturisë: Kam 35 vite që ia
Mimi Kodheli

TIRANË- Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj private. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo ka rrëfyer se çastet më të lumtura në jetën e saj kanë të bëjnë me familjen dhe se një prej tyre është edhe ardhja në jetën e djalit.

Ajo tregoi se di të gatuajë shumë mirë dhe se sekreti për të pasur harmoni në familje është respekti. Kodheli tha se kur është pyetur për sekretin e të qenit 35 vite e martuar, përgjigjia që ka dhënë ka qenë: Kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit!

“Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës. Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur. Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja. Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha. Besoj është respekti, shumë respekt duhet të ketë në familje. Por një i huaj më pyeti njëherë dhe më tha ‘zonjë ju keni një karrierë kaq të rëndësishme politike’, supozohet që rrini shumë pak në shtëpi, pastaj duke qenë një njeri i rëndësishëm, supozohet që edhe në shtëpi jeni një njeri që vë rregulla loje. Cili është sekreti që keni 35 vjet martuar?’ Unë i thashë kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit,”- tha ajo.

mimi kodheli

Sondazh

Poll