Bota

OBSH ngre alarmin: Rritje e shpejtë e rasteve të lisë së majmunëve në Evropë

Në një deklaratë, drejtori rajonal i OBSH-së u bëri thirrje vendeve evropiane që të rrisin përpjekjet e tyre në javët dhe muajt e ardhshëm për të parandaluar përhapjen e lisë së majmunëve në një zonë më të madhe gjeografike.

1 Korrik 2022, 18:49 Nga d.a.
OBSH ngre alarmin: Rritje e shpejtë e rasteve të lisë së
Foto ilustruese

GJENEVË- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin duke bërë thirrje për “veprim urgjent” kundër lisë së majmunëve në Evropë, përballë trefishimit të rasteve që është vërejtur në dy javët e fundit në kontinentin e vjetër.

Në një deklaratë, drejtori rajonal i OBSH-së u bëri thirrje vendeve evropiane që të rrisin përpjekjet e tyre në javët dhe muajt e ardhshëm për të parandaluar përhapjen e lisë së majmunëve në një zonë më të madhe gjeografike.

"Veprimi urgjent dhe i koordinuar është i domosdoshëm nëse duam të ndryshojmë drejtimin në luftën kundër transmetimit të sëmundjeve,"- thotë drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.

Sipas të dhënave nga organizata shëndetësore, Evropa tani ka më shumë se 4,500 raste të konfirmuara nga laboratori, tre herë më shumë se në mes të qershorit. Ky numër përfaqëson 90% të rasteve të regjistruara në mbarë botën që nga mesi i majit, kur sëmundja, e cila deri atëherë ishte endemike vetëm në dhjetë vende afrikane, filloi të përhapet në Evropë.

Epiqendra e kësaj sëmundjeje të re infektive, Evropa numëron tashmë 31 vende apo territore që kanë raportuar raste të lisë së majmunëve. Ekspertët e OKB-së e kishin konsideruar të shtunën rritjen e madhe të rasteve si një kërcënim shëndetësor, zhvillimi i të cilit është shumë shqetësues, por ende nuk ka arritur në fazën e një emergjence shëndetësore globale.

"Pavarësisht këtij vendimi, zhvillimi i shpejtë dhe urgjenca e kësaj ngjarje do të thotë që komiteti (ekspert) do të rishqyrtojë pozicionin e tij së shpejti," thotë OBSH Europe.

hans kluge lija e majmuneve obsh ngre alarmin

Sondazh

Poll