Bota

VIDEO/ Erdogan "tremb" Boris Johnson, momenti epik nga Samiti i NATO-s në Madrid

Gjatë 48 orëve të mbajtjes së Samitit nuk kanë munguar edhe batutat, përshëndetjet miqësore mes tyre si dhe episode që kanë bërë xhiron e rrjetit. Një nga këto momente është edhe takimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.

1 Korrik 2022, 18:16 Nga d.a.
VIDEO/ Erdogan "tremb" Boris Johnson, momenti epik nga Samiti i NATO-s
Johnson dhe Erdogan

SPANJË- Samiti i NATO-s i mbajtur për dy ditë me rradhë në Madrid të Spanjë u përmbyll dje ku liderët e saj arritën të merrnin disa vendime të rëndësishme sidomos në lidhje me Ukrainën.

Gjatë 48 orëve të mbajtjes së Samitit nuk kanë munguar edhe batutat, përshëndetjet miqësore mes tyre si dhe episode që kanë bërë xhiron e rrjetit. Një nga këto momente është edhe takimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit britanik Boris Johnson.

Një përkëdhelje në shpinë mjaftoi që Erdogani ta zinte në befasi Johnson, i cili paksa i frikësuar i ka lëvizur menjëherë dorën presidentit turk. Më pas ai është çuar në këmbë ku dhe i ka dhënë dorën dhe kanë shkëmbyer disa fjalë së bashku.

Erdogan dhe Johnson kanë zhvilluar dhe një takim më vete në ambjentet e Samitit ku kanë biseduar dhe për marrëdhëniet dypalëshe si dhe angazhimin në luftën e Ukrainës.

boris johnson rexhep taip erdogan samiti i nato-s

Sondazh

Poll