Bota

Rekord botëror/ Etiopia mbjell më shumë se 350 milion pemë në 12 orë

30 Korrik 2019, 11:28 Nga DOSJA
Rekord botëror/ Etiopia mbjell më shumë se 350 milion pemë

ETIOPI – Mund të etiketohet si rekord botëror mbjellja e 350 milion pemëve në 12 orë. Shpërthimi i mbjelljes së pemëve ishte pjesë e një fushate më të gjerë ripyllëzimi të quajtur “Trashëgimia e gjelbër”, e kryesuar nga Kryeministri i vendit, Abiy Ahmed.

Miliona etiopiane në të gjithë vendin ishin të ftuar të merrnin pjesë në këtë sfidë dhe brenda gjashtë orëve të para, Ahmed njoftoi në rrjete sociale që ishin mbjellë rreth 150 milion pemë.

Pasi mbaroi periudha 12-orëshe, Kryeministri shkruajti përsëri në rrjete sociale për të njoftuar se Etiopia jo vetëm që përmbushi “qëllimin e saj kolektiv #GreenLegacy”, por e tejkaloi atë.

Sfida e së hënës kishte inkurajuar qytetarët në vendin e dytë më të populluar të Afrikës që të mbjellë 200 milion pemë brenda një dite. Në vitin 2017, India vendosi rekordin botëror, kur rreth 1.5 milion vullnetarë mbollën 66 milion pemë në 12 orë.

Synimi i Etiopisë për tërë sezonin është edhe më i madh se ai; fushata kombëtare për mbjelljen e pemëve synon të mbjellë 4 miliardë pemë gjatë “sezonit të shirave”, midis majit dhe tetorit, sipas një njoftimi nga Kryeministri i vendit, Abiy Ahmed.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota etiopi mbillen 350 milion pemë në 12 orë rekord botëror etiopi mbillen 350 milion pemë në 12 orë rekord botëror

Sondazh

Poll