Politike

VD-Alibeaj: Xhaçka duhet të thotë vetë PO çështja të shkojë në GJK, të mbrohet me avokat

Alibeaj deklaroi se në seancën e radhës, ministrja duhet të vijë e të mbrohet me avokat. 

1 Korrik 2022, 13:23 Nga A.B
VD-Alibeaj: Xhaçka duhet të thotë vetë PO
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon nga ministrja Olta Xhaçka që të vijë në mbledhje dhe të thotë që çëshja e saj duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Alibeaj deklaroi se në seancën e radhës, ministrja duhet të vijë e të mbrohet me avokat. 

Enkelejd Alibeaj: Është e udhës që një cështje e tillë të trajtohet me seriozitet. Çfarë ju thashë radhës së kaluar? Se për shkak të seriozitetit, unë ju këshillova që zonja ministre të ishte këtu e të fliste e të mbrohej me avokat madje, që nesër kur të shkojë në gjykatë të mos ngrejë pretendime se Kuvendi nuk më ka dëgjuar. Balla tha këtu e jashtë, nuk jeni seriozë, jeni qesharakë, kërkesën që bëra unë dhe e refuzove. Zonja Bushka e Felaj nuk kishin lexuar e studiuar provat, kërkesa juaj është na shpjego provat. është e qartë se po përpiqeni të vendosni shkopinj në rrota të një procedure të qartë. Ka shumë prova, shumë harta. Ajo që ndodhi këtu, ishin pyetjet tuaja, do merrni përgjigje. Seç kam një përshtypje se doni ta mbuloni me tis errësire këtë. Ky këshill përvec se kemi detyrime për të parë aspektin formal kemi dhe një detyrim publik. Do i disktonim të gjitha, me prova e fakte. Pse kërkova që zonja ministre të ishte këtu? Nuk është çështje vetëm ligjore, por dhe morali politik, duhet ta vendosim si rregull. Është ky, që deputeti apo ministri sa herë bëhet fjalë që ka pretendim duhet ta deklarojë vetë, madje është standart që duhet të vendoset se zonja ministre që nga kërkesa që pati mocion duhet të vinte vetë e të thoshte: Po cështja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese madje firmëtarja e parë duhet të jetë vetë ministrja. Kjo është sjellja politike, juve nuk ju shkoi mendja, tani bini dakord, se para 1 jave Balla tha jo, Bushka bën këtë kërkesë.

Lindita Nikolla: Zonja Ministre është njoftuar

Enkelejd Alibeaj: Na vini në dijeni. Meqë jemi në këtë pikë, do duhet që bashkë me njoftimin t'i coni të gjithë provat që të vijë të mbrohet e të ketë mundësi të marrë dhe një avokat. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll