Politike

VD-Burrin e ka investitor strategjik, PD do t'i heqë mandatin/ Rama del me Olta Xhaçkën: S'shoh asnjë problem

Edi Rama tha se në rastin e denoncuar nuk sheh asnjë problem, megjithatë shtoi se do të duhet që ta gjykojnë institucionet e vendit. 

1 Korrik 2022, 13:25 Nga k.m.
VD-Burrin e ka investitor strategjik, PD do t'i heqë mandatin/ Rama
Edi Rama dhe Olta Xhaçka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçin. I pyetur nga gazetarët në një konferencë për shtyp, Rama tha se në rastin e denoncuar nuk sheh asnjë problem, megjithatë shtoi se do të duhet që ta gjykojnë institucionet e vendit. 

"Ka kaluar kohë në fakt nuk është sot që ne, këto punë nuk do të ndryshojnë kurrë për fat të keq. Jemi shumë mirëpritës për çdo shenjë ndryshimi nga ana e tyre. Por nuk do të ndryshojnë. Kjo tërheqja zvarrë e çdo gjëje për të bërë lincime dhe përbaltje publike nuk do të ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë. Ose do të bëjmë punët duke qenë të vetëdijshëm se nuk jemi perfekt, ose do merremi me ta. është gjynah i madh. Nuk shoh asnjë problem të natyrës së ngritur në këtë fortunë në gotë. Unë personalisht, por le ta gjykojnë institucionet,"-tha Edi Rama.

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

olta xhaçka edi rama edi rama 1 korrik 2022

Sondazh

Poll