Bota

Borisov "ndryshon" qëndrim: Le të finalizojmë propozimin francez për Maqedoninë e Veriut

Borissov njoftoi se çështja e Maqedonisë së Veriut është shqyrtuar nga Komiteti Ekzekutiv i GERB dhe u shpreh se presidenca franceze ka bërë shumë për zgjidhjen e saj.

1 Korrik 2022, 13:14 Nga d.a.
Borisov "ndryshon" qëndrim: Le të finalizojmë
Boyko Borisov

BULLGARI- Lideri i partisë GERB-it njëkohësisht dhe ish-kryeministri bullgar, Boyko Borisov, ka shprehur urimet e tij në finalizimin e propozimit francez për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe heqjen e bllokadës nga Sofja zyrtare për rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Borissov njoftoi se çështja e Maqedonisë së Veriut është shqyrtuar nga Komiteti Ekzekutiv i GERB dhe u shpreh se presidenca franceze ka bërë shumë për zgjidhjen e saj.

Për sa i përket temës së Maqedonisë së Veriut, i uroj vërtet sukses kolegëve të mi në Sofje për ta finalizuar atë, në mënyrë që të mund të themi se presidenca franceze ka bërë shumë dhe do të jetë aq e suksesshme sa e meriton”, tha Borissov.

Është ironike disi qëndrimi i tij pasi kujtojmë se veto e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut u vendos pikërisht në nëntor të 2020 kur në krye të qeverisë bullgare ishte Boyko Borisov.

boyko borisov veto bullgarise negociatat me be 2022

Sondazh

Poll