Bota

Shkeli etikën dhe ofendoi stafin e Kuvendit, Talat Xhaferi i 'mbijeton' mocionit të mosbesimit

Gjatë votimit në seancë morën pjesë 104 deputetë, ku 61 votuan kundër por duke qenë se sistemi nuk e njohu votën e vetë Xhaferrit u quajtën 60 vota kundër dhe 43 pro.

1 Korrik 2022, 12:16 Nga d.a.
Shkeli etikën dhe ofendoi stafin e Kuvendit, Talat Xhaferi i
Talat Xhaferri

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka kaluar mocionin e mosbesimin, ku deputetët me shumicë votash e hodhën poshtë.

Gjatë votimit në seancë morën pjesë 104 deputetë, ku 61 votuan kundër por duke qenë se sistemi nuk e njohu votën e vetë Xhaferrit u quajtën 60 vota kundër dhe 43 pro.

Konstatoj se Kuvendi nuk e pranoi interpelancën për punën e kryetarit Talat Xhaferi”, tha kryesuesi i seancës, Goran Misevski.

Deputetët me shumicë votash hodhën poshtë interpelancën për punën kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi. Gjatë votimit morën pjesë 104 deputetë, prej të cilëve 61 deputetë votuan “kundër” ndërsa 43 “pro”.

Në fund opozita u pajtua që vetëm vota e Xhaferit të llogaritet si e tillë pas çka u bënë 61 vota të cilat e hodhën poshtë interpelancën.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi prej ditësh ishte në qendër të debateve pas një videoincizimi të publikuar ditë më parë ku dëgjohej të ofendonte stafin e Kuvendit. Xhaferi ka mohuar që të ketë ofenduar punonjësit dhe tha se të gjitha institucionet, përfshirë edhe Kuvendin, kanë një etikë të sjelljes. Lidhur me kërkesën nga VMRO-DPMNE që ai të dorëhiqet Xhaferi tha se ata nuk kanë çfarë të bëjnë, po merren me të

mocioni ndaj talat xhaferri goran misevski

Sondazh

Poll

Bota 1 Korrik 2022, 11:14 k.m.

Qeveria e Abazoviçit në rrezik

Dritan Abazoviç Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe, farsë… Këto janë disa vl...