Bota

"Harta e burgosur", protestë para zyrës së BE-së në Prishtinë, shkak liberalizimi i vizave

Në mënyrë simbolike disa anëtarë të LDK-së u futën brenda saj dhe mbanin parulla ku thuhej: “Ç’faj kemi ne që jemi izoluar? Nuk jemi njerëz edhe ne si ju?. Të vrarë e të masakruar nga Serebia, të izoluar nga Europa".

1 Korrik 2022, 12:07 Nga d.a.
"Harta e burgosur", protestë para zyrës së BE-së
Protesta ne Prishtine

KOSOVË- Lëvizja për Demokraci e Kosovës, në shenjë proteste për mosliberalizimin e vizave për vendin, ka vendosur para yrave të BE-së hartën e vendit në formë e një qelie burgu.

Në mënyrë simbolike disa anëtarë të LDK-së u futën brenda saj dhe mbanin parulla ku thuhej: “Ç’faj kemi ne që jemi izoluar? Nuk jemi njerëz edhe ne si ju?. Të vrarë e të masakruar nga Serebia, të izoluar nga Europa".

Kosova shpresonte që në Samitin e fundit të presidencës franceze në BE, të mbajtur më 23 qershor, të mund të diskutohej edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e saj gjë që nuk ndodhi. Pas zhgënjimit të shumtë kanë qenë ata që kanë paralajmëruar protesta ose kanë ndërmarrë masa simbolike ndaj këtij vendimi, si disa restorante që ndaluan hyrjen e shtetasve të BE-së.

Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave.

protesta në prishtinë ldk protesta liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Bota 1 Korrik 2022, 11:14 k.m.

Qeveria e Abazoviçit në rrezik

Dritan Abazoviç Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe, farsë… Këto janë disa vl...